Informatika nuk ka moshe. Dhe kur flet per sipermarres te rinj ne kete fushe, model mbeten gjithnje Steve Jobs dhe Bill Gates. Por jo gjithmone, njohurite e shumta ne informatike mund te perdoren per mire.

Rasti i fundit qe e verteton kete eshte ai i nje 15-vjeçari irlandez, i cili eshte arrestuar per hyrjen ne te dhenat e gjigantit te telefonise “TalkTalk”. Djaloshi ka vene ne rrezik te dhenat personale dhe bankare te 4 milione perdoruesve.

Raste te ngjashme ka pasur plot vitet e fundit.

Ne vitin 2011, britaniket Ryan Cleary dhe Jake Davis, 20 dhe 19 vjeç, u bene emrat me te lakuar te kronikes, pasi arriten te hyjne ne te dhenat e CIA-s, Pentagonit, kompanise “Sony”, “Nintendo” dhe te perditshmes britanike “The Sun”.

Ne vitin 1999, Jonathan James sulmoi serverat e NASA-s, duke e detyruar gjigantin e vezhgimit te hapesires te fikte sistemin per 21 dite. Ne ate kohe, James ishte vetem 15 vjeç.

Hakeri me i vogel qe eshte denoncuar ndonjehere eshte nje kanadez. Ne vitin 2013, djali anonim (per shkak te moshes) arriti te depertonte ne serverat shteterore, duke i dhene te dhenat grupit “Anonymous”ne kembim te nje videoloje. Ai ishte vetem 12 vjeç.

Por hakeri me i vogel ne moshe mbetet Kristoffer von Hassel, cili ne moshen 5-vjeçare arriti te hynte ne llogarine ne “Xbox Live”te te atit, duke nxjerre ne pah dobesine e sistemit te sigurise se gjigantit “Microsoft”.

I njohur ndryshe si hakeri mrekulli, kinezi Wang Zhengyang, ne vitin 2014 u akuzua se ishte futur ne sistemin e shkolles per te pare testet qe do te zhvillonte mesuesja. Me vone, ai hyri ne te dhenat e nje faqeje shitjesh, ku uli çmimin e produktit “Xbox” nga 2500 jen ne 1 jen. Ai ishte vetem 13 vjeç.

Michael Calce ishte vetem 15 vjeç ne shkurtin e vitit 2000, kur kreu sulmin me te madh ne historine e rrjetit. Duke i mbingarkuar serverat me te dhena, ai uli ne gjunje faqe si “Yahoo”, “eBay”, “Amazon” dhe “CNN”. Ai hyri ne historine e hakerave me pseudonimin Mafiaboy.

Loading...