Web-faqja e portalit të Radio Televizionit Publik të Kosovës është hakuar. Kjo web-faqe, edhe pas disa orësh akoma është jashtë funksionit.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala i cili ka shkruar se ende nuk dihet se nga ka ardhur ky sulm kibernetik i cili e ka nxjerrë jashtë funksionit portalin e Televizionit Publik.

Ka njoftuar se Web-faqja u është sulmuar gjatë natës së mbrëmshme.

“I njoftoj percjellesit e web-faqes se RTK qe jemi hakuar para pak çastesh. Kerkojme ndjese nga percjellesit tane qe nuk do te kene mundesi te qasen ne web-in tone deri sa ta rregullojme. Ju falenderoje per mirekuptim! P.S. keta jane hakeret e panjohur!”, ka shkruar ai.

Loading...