Z. Halil Kastrati ka folur për donatorët dhe shoqatën e tij, ‘Jetimët e Ballkanit’.
Në një intervistë për emisionin ‘SevenBizz’, Halil Kastrati ka zbuluar shumë detaje rreth shoqatës së tij për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.
Mes tjerash, ai ka treguar edhe cili është personi që ka dhuruar më së shumti të holla për të ndihmuar përmes kësaj shoqate, duke theksuar se bëhet fjalë për një të ri nga Gjilani, i cili ka dhuruar 59 mijë euro për blerjen e një banese, transmeton Gazeta Lajm. Kastrati ka përmendur edhe numrin e shtëpive që janë duke u ndërtuar për momentin për familjet menevojë.
Përgjigjen e Halilit mund ta ndiqni në videon më poshtë:

Loading...