Po të pyetem un, Halil Kastratit duhet të dekorohet me Çmimin Nobël për aktivitetin humanitar që po bën. Puna e tij është për çdo respekt. Sinqeriteti, ndershmëria dhe puna e tij e palodhshme, si asnjëherë deri më tani po mobilizon shqiptarët të japin kontributin për të ndihmuar skamnorët, para së gjithash jetimat. Rezultatet njëmujore gjatë Ramazanit të Halil Kastratit dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, institucionet në Shqipëri, Kosovë dhe ato në Maqedoni që udhëhiqen nga shqiptarët, nuk mund t’i arrijnë për 5 vite .
Mirëpo një gjë negative më ka ra në sy edhe mua Halil, por edhe disa njerëz tjerë ma kanë thënë kohën e fundit. Njerëzve nuk po ju pëlqen që të kanë pa dy tri herë afër funksionarëve të BDI-së Duhet t’i kuptosh qytetarët Halil. Kta janë në pushtet për shkak se i donë maqedonasit, jo pse i donë shqiptarët. Rri sa ma larg tyne. Se nëse i afron, rrezik mund të largohen donatorët. Ti shpeshherë e ke bë të ditur se shumicën e donatorëve i ke nga diaspora. Kurse këta të BDI-së nuk kanë emër të mirë as në diasporë. Përmenden te fondet, te tre për qindëshi, te milionat që janë grumbulluar e pastaj janë zhdukur pa nam e nishan.
Për këtë arsye sen nuk t’vyjn. Hiç mos i afro. Ndoshta don t’i respektosh si zyrtarë, po beso që nuk ja vlen. Ata nuk mund të arrijnë vet asnjë rezultat, prandaj mundohen si “rriqra” t’i ngjiten dikujt si ti, që ka rezultate të shumta, me shpresë se krahas teje, opinioni edhe ata do t’i perceptojë si të suksesshëm dhe humanitarë. Kjo nuk është më e keqja. Më vonë mund të nxhesin edhe naj biftan. Mund të thonë ne i kemi dhënë “kaq e aq para” Halil Kastratit. Kështu bëjnë këta. Kështu bënë edhe me bacin Adem Demaçi. Njëherë u erdhi në një emision dhe i lavdëroi, njëqind muhabete ia nxorrën pastaj. Jo e kemi ble bacën Adem për një mijë, jo e kemi blerë për 10 mijë…, lloj lloj muhabete. Mos prit punë të mira prej tyne, se për shpifje e muhabete janë kampionë.
Ndoshta nuk ju beson fjalve të mia, prandaj po të dërgoj edhe “Bombën 38” si dëshmi. Dëgjoje vetëm njëherë dhe do të bindesh se ata flasin për profite, për ndërtime ilegale, shajnë, ofendojnë, gjitçka bëjnë, por vetëm për interesin e popullatës shqiptare nuk bisedojnë. Ndoshta nuk do ta kuptosh bisedën e liderit me Nikolla Gruevskin, prandaj po ta përkthej në pika të shkurtra. Ti punon për të ndërtuar, ata bisedëojnë për rrënime të fshatrave. Kjo është vetëm një “bombë”. Ka mijëra e mijëra “Bomba tjera” që flasin për “ndershmërinë” e tyre. Prandaj kujdes. Sa më larg prej tyne, sa më afër me popullin. Zoti të shpërbleftë për të gjitha të mirat që i ke bë dhe po i bën.

Me konsideratë, Halit Naxhati, Wupertal

Loading...