Pas referendumit për ndryshimin e emrit që doli i pasuksesshëm për shkak daljes së ulët të qytetarëve në votim, eurokomisari Johanes Han i ftoi deputetët t’i implementojnë amendamentet e domosdoshme kushtetuese që ndryshimi i emrit të ndodh së shpejti, shkruan NOVA TV, transmeton Portalb.mk.

“Partia më e madhe opozitare e VMRO-DPMNE-së ka kundërshtuar që në ardhmen vendi të quhet Maqedonia e Veriut. Megjithatë, Qeverisë i nevojiten 10 vota nga VRO-DPMNE për amendamentet kushtetuese, por udhëheqësia e partisë e kundërshton këtë. Ekzistojnë informata për kërcenim kundër atyre që duan të votojnë në kundërshtim me partinë”, tha Han.

“Anëtarë të VMRO-DPMNE-së që e kanë kundërshtuar liderin e partisë, Hristian Mickoski janë dënuar për atë shkak, si zëvendëssekretari i partisë, i cili u ndërrua. Kjo është totalisht e papranueshme për partinë e cila proklamon si proevropiane dhe demokratike”, tha Han për Standard.

“Ai tani shpreson për proces të diskutimit. Sepse integrimet euroatlantike që përfundimisht mund të arrihen me zgjidhjen e kontestit të emrit, gjithashtu janë qëllim i shprehur edhe nga VMRO-DPMNE, patjetër duhet të sillen në pajtim me këtë dhe të japin vendim që do ta bëjë marrëveshjen të mundshme”, paralajmëroi Han.

Loading...