Han: Nuk është e imja të ndëshkoj nëse nuk e zbatoni marrëveshjen

HAn1

Nuk është në stilin tim të ndëshkoj dikë, por atë që e kemi janë lloje të ndryshme të objekteve për vëzhgimin e implementimit të marrëveshjes së 15 korrikut dhe zbatimit të rekomandimeve për reforma urgjente të Komisionit Evropian.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, këtë e theksoi eurokomisari për negociata, Johanes Han në një deklaratë pas takimit të mbrëmshëm të 12-të të Këshillit për stabilizim dhe asociim midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë.

Han, gjithashtu, theksoi se në lidhje me çështjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë për momentin përgjegjësia më e madhe është te familja evropiane.

“Nuk është në stilin tim të ndëshkoj dikë,  por atë që e kemi janë lloje të ndryshme të objekteve për vëzhgimin e implementimit të raportit të Pribesë, si dhe rekomandimet evropiane dhe çështjet të cilat janë dakorduar midis katër partive politike kryesore”, theksoi trashëgimtari i Files për atë se ai do të ndërmarrë nëse ndonjëra prej partive politike-nënshkruese të marrëveshjes së 15 korrikut nuk e mbështet zbatimin e tij.

Sipas Han, e tërë marrëveshja tani është në sferën publike dhe secili mund ta ndjekë zbatimin e tij.

“Detyra jonë është më shumë të kujdesemi që ata të fillojnë të implementojnë dhe përgatisin punë në kohë të kontrolluar para afatit përfundimtar. Afati përfundimtar është afat përfundimtar dhe nuk do të thotë se mund të filloni të punoni për ndonjë çështje të caktuar në këtë ditë, por duhet të filloni më herët. Kjo është detyra jonë kryesore, që t’i shoqërojmë gjatë angazhimeve të arrijnë dhe të dakordojnë afate përfundimtare ditën kur do të dakordohen. Do të thotë, kemi negociatorë ndërkombëtarë në vend, në Shkup, të cilët ndërmjetësojnë në negociatat, e kemi edhe kujdesin publik, prandaj jam shumë i sigurt se të gjithë janë të vetëdijshëm për procesin shumë transparent”, konkret eurokomisari për negociata për zgjerim.

Për atë nëse akoma ka rrezik në Maqedoni në lidhje me anëtarësimin në BE dhe NATO në rast se marrëveshja e 15 korrikut të mos zbatohet, Johanes Han me përgjigje pozitive dhe paralajmërim.

“Nënkuptohet, gjithmonë ka rrezik derisa kjo që është dakorduar nuk është plotësuar. Prandaj ju bëj thirrje të gjitha partive politike sot, si dhe lojtarëve të tjerë kyç, të jenë të vetëdijshëm se marrëveshja është vetëm fillim i realizimit të përgjithshëm dhe ky nuk është fundi”, decid Han.

Njeriu i parë për zgjerim i Bashkimit Evropian e hodhi poshtë mundësinë e ashtuquajtura Qeveri teknike në Maqedoni duhet t’i përgatisë zgjedhjet e 24 prillit 2016, do ta ketë për detyrë ta zgjidh problemin me Greqinë, duke theksuar se kjo është përgjegjësi e subjekteve të tjera, duke ia hedhur topin bashkësisë ndërkombëtare.

“Mendoj se kjo është pjesë e marrëdhënieve në fqinjësi dhe unë jam i lumtur të vëzhgoj se ka disa lëvizje, ndërsa shpresoj se do të ketë më shumë ndërmjetës në vjeshtë. Mendoj se të gjithë janë të vetëdijshëm për zhvillimin që Maqedonia e bëri në disa vitet e fundit dhe tani ka përgjegjësi më të madhe edhe në familjen evropiane”, theksoi Johanes Han.

Loading...