“I lumtur qe jam i ftuar nesër në mëngjes tek France Musique për të prezantuar albumin Hana dhe për të folur për koncertin e datës 3 qershor ora 20:30, tek Le Palace me muzikantët e mijë. Faleminderit për mbështetjen” shkruan në facebook këngëtari, Vlashent Sata

Dymbëdhjetë këngët e albumit “Hana”, nga këngëtari Vlashent Sata, nesër mbrëma do të prezantohen në Paris në koncertin recital të Satës. Albumi i Vlashent Satës u promovua me datën 25 dhe 26 maj në Tiranë, ku vetë këngëtari në një intervistë të dhënë më herët për KultPlus, pati treguar se këtë album do ta promovojë jo vetëm në Tiranë por edhe në Paris.

Të dymbëdhjetë këngët janë të lidhura me njëra tjetrën, janë histori që kryqëzohen në njëra tjetrën e ndonjëherë jo në të njëjtin moment, por, sipas këngëtarit, kjo nuk vihet re nëse nuk e dëgjon gjithë albumin.

“I lumtur qe jam i ftuar nesër në mëngjes tek France Musique për të prezantuar albumin Hana dhe për të folur për koncertin e datës 3 qershor ora 20:30, tek Le Palace me muzikantët e mijë. Faleminderit për mbështetjen” shkruan në facebook këngëtari, Vlashent Sata./Lajm.

Loading...