Hapet konkursi për festivalin “PENA IME” në Kumanovë

Sezonin veror në Kumanovë do ta begatoj një ngjarje e madhe kulturore e organizuar nga
Klubi i Shkrimtarëve “JEHONA E KARADAKUT“.
Festivali “Pena Ime”, i cili do të filloj më 20 qershor, për tre ditë rradhazi, do ti bëjë bashkë pothuajse të
gjithë krijuesit shqiptarë dhe të komuniteteve tjera në fushën e artit figurativ, muzikës e poezisë.
Kordinatori i këtij projekti shkrimtari Fatos Rushiti bëri të ditur për agjencinë e lajmeve INA se, Klubi
tashmë ka shpallur konkursin për pjesëmarrje në festivalin interdiciplinar.
Kriteret për artin figurativ:
-Të drejtë konkurrimi kanë artistët nga Maqedonia që e kanë të kryer Akademinë e arteve, me vetëm
një punim në: pikturë, grafikë apo skulpturë;
-Vepra artistike duhet të ketë të shënuar: emrin e autorit, titullin e veprës, teknikën, vitin dhe
dimensionet. Vepra duhet të mos jenë ekspozuar më parë, dimensionet nuk duhet te tejkalojnë 100 cm
horizontalisht dhe 200 cm vertikalisht;
-Veprat konkurruese i nënshtrohen seleksionimit nga Këshilli Artistik, ku do të përzgjidhen gjithsej 30
pjesëmarrës;
-Do të ndahen tre shpërblime: “Pena e artë për pikturë”, “Pena e artë për grafikë”, “Pena e artë për
skulpturë”;
-Afati i dorëzimit të punimeve: 11 maj – 11 qershor 2018.
-Personi përgjegjës për artin figurativ: Dali Alili, tel. 071 723 272 ose tel.071 260 841.
Kriteret për artin poetik:
14/05/2018
5/14/2018 Hapet konkursi për festivalin “PENA IME” në Kumanovë – Iliria News Agency
http://ina-online.net/hapet-konkursi-per-festivalin-pena-ime-ne-kumanove/ 2/3
-Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë të rinjtë që shkruajnë poezi nga Maqedonia. Konkurrohet me një
poezi, tema e lirë, me emër dhe mbiemër dhe me një biografi letrare;
-Poezitë dorëzohen ne këtë e-mail: penaime2018@gmail.com deri më 11 qershor 2018, më pas Këshilli
artistik përzgjedh 30 poezi për pjesëmarrje në festival;
-Juria letrare do të përzgjedh tre poezitë më të mira, “Pena e artë – I”, “Pena e artë – II” dhe “Pena e
artë – III”, për të cilat do të ketë edhe shpërblime;
-Personi përgjegjës për artin poetik: Fatos Rushiti, tel.071 260 841.
Kriteret për artin muzikor:
-Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë të rinjtë nga Maqedonia, studentë dhe të diplomuar në Akademi të
arteve muzikore;
-Çdo konkurrent duhet të shpreh interesim në këtë e-mail: penaime2018@gmail.com duke treguar
veprën që ka përzgjedhur të interpretojë: piano, kitarë, violinë, violë, violinçelë, klarinetë, flaute apo
solo këndim, si dhe një biografi personale;
-Këshilli Artistik do të përzgjedh 10 pjesëmarrës, ndërsa juria do të ndajë shpërblimin “Pena e artë” për
interpretimin më të mirë muzikor;
-Personi përgjegjës për artin muzikor: Funda Ali, tel. 078 266 605 ose tel.071 260 841.
Koha dhe vendi i mbajtjes së aktiviteteve:
-Më 16.06.2018 do të publikohen të përzgjedhurit për pjesëmarrje në festival;
-Më 20.06.2018, ora 17:00, hapet ekspozita e artit figurativ, në Qendrën e Kulturës ”Trajko Prokopiev”
në Kumanovë, kur dhe kumtohen vlerësimet;
-Më 21.06.2018, ora 18:00, zhvillohet ora letrare në njërin nga lokalitetet e Komunës së Likovës, kur
dhe ndahen shpërblimet;
-Më 22.06.2018, ora 18:00, mbahet ora e muzikës serioze, në Qendrën e Kulturës “Trajko Prokopiev” në
Kumanovë, kur edhe ndahen shpërblimet;
-Projekti interdiciplinar mbështetet nga ana e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë. (INA)

Loading...