15 milionë euro arrin investimi në ‘Park Hotel dhe SPA’ të hapur sot në Parkun e Qytetit në Shkup pranë Vardarit.

Bëhet fjalë për investim vendor të kompanisë ‘Gemak’ me të cilën janë hapur 100 vende pune. Disponon me 80 dhoma luksoze, Spa qendër, fitnes, sallë, bar dhe restoran.

‘Jemi krenarë për ‘Park Hotel dhe Spa’ sepse përmes tij kemi investuar standarde të reja më të larta në hotelieri, që do të nxisin zhvillim në këtë segment në Maqedoni. Pikërisht për këtë kemi vendosur që të ndërtojmë brend të ri personal të hoteleve në vend që të shkojmë përmes rrugës më të lehtë dhe të shkojmë nën emrin e ndonjërit nga brendet botërore të hoteleve’, tha në solemnitet Alti Maliqi, pronar i hotelit të sapo hapur.

Lokacioni i hotelit, sipas investitorit është veçori shtesë dhe u mundëson vizitorëve të jenë të rrethuar me mjedis natyral, si dhe të jenë afër qendrës së qytetit.
Loading...