Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri bën me dije se është hapur tuneli 500 metër i gjatë, pjesë e projektit të “Rrugës së Arbrit”.

Në një postim në facebook, Gjiknuri shkruan se po vazhdon me intensitet të lartë puna në kantierin e ndërtimit të këtij aksi të rëndësishëm rrugor.

“Vazhdon me intensitet të lartë puna në kantierin e ndërtimit të “Rrugës së Arbrit”.

Ditën e djeshme u shënua dhe hapja e tunelit T5 që është 500 meter i gjatë dhe ndodhet në fshatin Fshat të Klosit.

Përtej këtij tuneli do të fillojë ndërtimi i Urës së Vashës e cila do të kryejë lidhjen me anën tjetër të rrugës në drejtim të Bulqizës”-shkruan Gjiknuri teksa poston fotot e tunelit.

Loading...