Në kuadër të fushatës për referendumin, ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ka realizuar një vizitë në fshatin haraçinë. Në këtë takim ai ëhstë takuar me kryetaren e komunës, Milikije Halimi, ka vizituar stacionin policor, si dhe ka mbajtur fjalim para qytetarëve lidhur me rëndësinë e referendumit.

Qytetarëve u ëhstë drejtuar edhe kryetarja e komunës, Milikije Halimi, e cila ka premtuar mbështetje të fuqishme.
“I nderuar ministri ynë, Oliver Spasovski. Mirë se erdhe në Haracinë. Më duhet t’ju them se Haracina është duke ndryshuar për të mirë. Kemi marrë një sërë aktivitetesh, por na duhet akoma edhe shumë punë. Duhet gjithashtu t’ju them se qytetarët e vendit tonë, janë shumë të interesuar të ketë rend dhe qetësi në vendbanimin tonë. Policët janë shumë të respektuar nga Ne, ata e bëjnë punën me shumë kompetencë dhe ndershmëri. Lidhur me Referendumin që do të mbahet në fund të këtij muaji, duhet të them se ky është shansi historik I yni. Ne, më 30 Shtatorë, do të përcaktojmë fatin tonë se cilës familje do t’i përkasim. Ne jemi shumë të bindur se nuk do të lejojmë të na ikë shansi historik, ti bashkangjitemi familjes Europiane. Ne do t’i themi PO referendumit, pasi duam të jemi në familjen e madhe të Europës, aty ku janë mbi 500 milion banorë që nuk u mungon asgjë. Do të themi PO, sepse duam të jemi brenda Aleancës së NATO-s! Do të themi PO , sepse duam demokraci dhe shtet ligjor! Do të themi PO, sepse dua, fqinjësi të mirë me shtetet për-rreth nesh. Do të themi PO sepse duam mirëqenie ekonomike për familljet tona! Do të themi PO, sepse duam që fëmijët tanë të lëvizin lirshëm në shtetet e Europës, të shkollohet lirshëm, të gjejnë punë lirshëm, të tregtojnë lirshëm. Do t’i themi PO Referendumit!”, ka thënë Halimi në fjalimin e saj.

Loading...