Visar Etemi është aktori më i ri që do të shfaqet në serialin e shumëpëlqyer “O Sa Mirë”.

Roli i tij është i qëndisur enkas për serialin “O Sa Mirë”, serial i cili tashmë është prezent në shtëpitë mbarëshqiptare.

Etemi është një komik origjinal me një karrierë të pasur prej aktori, në teatër dhe në ekran.

“I Haraçinës, po i ramë në Çair….Nëse nuk je i Shkupit, ose të paktën i Maqedonisë… nuk ka rëndësi, prapë do ta kuptosh këtë batutë humoristike” – një thënie që ngërthen atë që do ta portretizojë Visari në “O Sa Mirë”.

Roli i tij do pikturoje një “çairas” me prejardhje nga rrethi i Shkupit duke goditur fort në paragjykimet dhe komplekset qytetare të ditës së sodit, luftën fantome të rrethit ndaj të ashtuquajturit provincializëm dhe shumë e shumë dukurive të tjera stereotipike.

Loading...