Haradinaj e lëvdon pak veten: Po i kryej punët e atdheut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka shumë punë për të kryer në Kosovë, por ai është në ballë të tyre dhe po vazhdon punën e madhe.

“Kemi bërë rrugë sfiduese, rrugë të mundimshme, por kemi dëshmuar që dimë t’i përfundojmë rrugët e vendit. Tani na është dhënë besimi dhe duhet t’i kryejmë punët e Kosovës”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Unë po i kryej punët e atdheut dhe kjo është mënyra më e mirë për t’i ndihmuar të gjithë. Nuk jap vetëm urdhra, por edhe shpjegoj dhe i dëgjoj njerëzit, marrë pikëpamje”.

“Është punë voluminoze, vërtetë ka shumë punë. Një pjesë e temave të prishura, të kontaminuar, e dyfishojnë përpjekjen, por mendoj se e kemi kthyer edhe një herë substancën”.

Haradinaj ka lëvduar dhe punën e koalicionit, ka thënë se “ky koalicion i ka gjetur mënyrat t’i kryejë temat ma të ndjeshme të vendit”.

“I kemi ikur anës sipërfaqësore dhe jemi future në përmbajtje. Kjo do vëmendje të madhe dhe përqendrim të madh”.

“Marrja e përgjegjësive në këtë kohë sado e vështirë, mendoj se do të çmohet edhe në histori”.

“Besnikëria është të jesh besnik ndaj qëllimit, ne kemi qëllime reale, por jemi besnik ndaj atyre qëllimeve”.

Loading...