Koment nga Ervin Shkulaku

“U habita dhe e dërgova demarkacionin në Kuvend”, këto ishin fjalët e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në momentin që doli lajmi se demarkacioni u procedua për më tutje e që sot është ratifikuar.

E kjo deklaratë që është për të adhur keq, se erdhi pak kohë pasi ky i fundit bëri çdo gjë të mundur deri sa e rrëzoi nga pushteti kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa me arsyen se kërkonte kalimin e demarkacionit.

Por, Ramushi nuk ndalet me aq. Ai ka në plan të mbështesë edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e këtë herë sipas kushteve të Gjykatës Kushtetuese.

Ky pra është Haradinaj i vërtetë, ose Haradinaj me pushtet.

Para disa ditësh kryeministri Haradinaj u pyet në lidhje me çështjen e Asociacionit dhe siç e di ai, me një përgjigje të bukur tha se nuk e kishte në axhendë.

Ai bën sikur nuk e ka në axhendë por shefi i tij Hashim Thaçi e thirri sot në zyrë dhe ia plotësoj bukur shumë axhendën: Të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

E mos mendoni se Haradinaj e ka kundërshtuar Hashim Thaçin në këtë takim, përkundrazi u pajtua edhe ai sëbashku me Kadri Veselin që të themelohet ky Asociacion.

Pra, nuk ka mbetur më nga Haradinaj si opozitar por kemi një Haradinaj që do t’i pranojë të gjitha marrëveshjet që do të prodhojë “Baba i politikës kosovare”, Hashim Thaçi. Ndërsa, Kosova bën Asociacionin nga Serbia ende nuk ka asgjë konkrete. Eshtë premtuar për hapjen e Urës po ajo urë si hapet si nuk hapet nuk ndryshon asgjë për të mirën e qytetarëve.

Tashmë situata do të përsëritet edhe për Asociacionin deri sa të themelohet pasi nuk mund ta ndalë gazi dëshpërues i Albin Kurtit.

Ky vit përfundon edhe mandati i drejtuesëve të Bashkimit Evropian prandaj do të ketë edhe shum zhvillime në Kosoës. Cështja kryesore është nëse Serbia do ta njohë apo jo. E deri te kjo njohje edhe sa lëshime do t’i japë Kosova në këmbim të një njohje që është shumë e largët.

Shpresojmë të mos e ndajnë Mitrovicën pasi me këta politikanë gjithçka mund të ndodhë./albeu.com/

Loading...