Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, sot në konferencën për media pas takimit me dy kolegët tjetër opozitarë, Visar Ymeri e Fatmir Limaj, ka kërcënuar kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësin e tij të parë Hashim Thaçi.

Ai u ka dërguar mesazhe kërcënuese atyre, duke u thënë se një ditë edhe mund t’u hyjmë dhunshëm nëpër shtëpi duke ua thyer dyert. Këtë Haradinaj e ka lidhur me rastet e aksioneve të policisë për arrestimin e deputetëve, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj – Bujpi. Policia dje kishte thyer derën e banesës të deputetit Albin Kurti, duke mos arritur ta gjejë atë aty.

Në të njejtën kohë policët kishin trokitur edhe në shtëpitë e deputeteve Albulena Haxhiu e Donika Kadaj – Bujupi. Për dallim nga kjo e fundit e cila u gjet në shtëpi dhe u arrestua, shtëpia e deputetes Haxhiu ishte bosh, njejtë sikurse banesa e ish liderit të saj në parti.

Pas këtyre aksioneve të policisë, opozita doli në shesh, ku për orë të tëra u konfrontua me forcat e rendit, raporton lajmi.net.

 

Loading...