Haradinaj: Kosova i ka kufijtë e saja, t’i respektojmë

Nga Durrësi, aty ku po zhvillohet takimi i kryeministrave të rajonit, kreu i ekzekutivit të Kosovës ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër korrigjimit të kufijve.

Po flitet shumë për kufijtë, por Kosova i ka kufijtë e vet. I ka me Shqipërinë, i ka me Malin e Zi, i ka me Maqedoninë, i ka me Serbinë. Ne i respektojmë këta kufij dhe nuk mendojmë se duhet ndonjë kreativitet i ri në dizenjim të tyre, por duhet të respektojmë kufijtë që kemi- tha Haradinaj.

Loading...