Haradinaj mbështet sulmin ndaj Sirisë: Të pafalshme sulmet kimike ndaj civilëve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u është bashkuar shteteve perëndimore duke u rreshtuar me to në sulmin ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja ndaj regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Haradinaj i ka quajtur të pafalshme sulmet me arme kimike ndaj civilëve.

“Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri. Sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe përpjekja e vendeve demokratike për të vendosur paqe në këtë vend është veprim tejet i nevojshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Mëngjesin e sotëm, SHBA, Franca, dhe Britania e Madhe kanë sulmuar objektet siriane ku dyshohet se ka armë kimike. Deri më tani Kanada, NATO, dhe Turqia kanë përkrahur këtë veprim të ndërmarrë.

Loading...