ryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka ngushëlluar familjen e gazetarit Ibrahim Rexhepi me rastin e ndarjes së tij nga jeta.

Haradinaj ka thënë se Rexhepi shquhej për vrojtimin e mprehtë të realitetit politik dhe ekonomik në vend,

Postimi i Haradinajt:

Me pikëllim e mora lajmin për shkuarjen në amshim të gazetarit shumëvjeçar dhe analistit për çështjet ekonomike, Ibrahim Rexhepi.

I ndjeri shquhej për vrojtimin e mprehtë të realitetit politik dhe ekonomik në vend, duke qenë sëfundi edhe këshilltar i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik.

Ngushëllime të thella familjes, komunitetit të gazetarëve dhe miqve.

U prehtë në paqe!

Loading...