Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Nexhat Dacin. Në një postim pas takimit, Haradinaj ka kërkuar ndihmën e ASHAK-ut.

“Përfshirja e intelektualëve në politikë në momentet e kthesave historike ka pasur rol vendimtar në emancipimin dhe rreshtimin euro-atlantik të shoqërisë sonë. Takova sot Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Dacin, me të cilin shkëmbeva ide se si të ecet përpara me unitet, në këtë etapë plot sfida. Mendimi e vizioni i Akademik Dacit në shërbim të promovimit të vlerave më të larta shkencore e njerëzore janë me vlerë të pazëvendësueshme për vendin. R.H”, ka shkruar Haradinaj.

 

Loading...