Haradinaj: Rakia është traditë e Dukagjinit, s’kam pse i kërkoj falje Mustafës

Hardinaj, i cili ishte kritikuar se ka pirë raki në seancë plenare, thotë se këtë e bëri në kohë të pauzës dhe, sipas tij, ky veprim është normal në rajonin e Dukagjinit.

“Ajo ka qenë një seancë e gjatë, njëri mbrapa e kish pas do ‘çaj’ me veti e na dha, unë e ndava më të tjerët. Për mua është normale dhe ne e kemi traditë. Te ne edhe kur japin çikën edhe në varrim edhe në luftë e qojmë një gotë. Ne i kemi rendet tona në Dukagjin dhe këtë e përdorim si nderim.”

Në Rubikon, ai në njëfarë forme nuk e ka pranuar faljen që kryeministri Mustafa i drejtoi atij për rastin Radoniqi, derisa ka thënë se nuk e sheh të nevojshme që tash t’i kërkojë falje kryeministri, të cilin e quajti “qen”.

“Për të më kërkuar falje ka pasur mundësi të më thërrasë në telefon, numrin tim e ka dhe për mos me zgjatë këtë farë punë. E jo më prit një javë a katër, e me ardhë të ti, për të thënë se i kërkoj falje e në ndërkohë ne e kemi vazhduar pingpongun. Unë atë që thash për të atë ditë në Kuvend e kam bërë në afekt dhe nuk e di nëse është e nevojshme për të kërkuar falje.”

Loading...