Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë një intervistë për gazetën kroate “Veçernji list” në të cilën mes tjerash ka treguar edhe disa detaje sportive.

Gazetari kroat në një moment e ka pyetur nëse është e vërtetë se ka qenë tifozë me Partizanin e Beogradit.

“Për Partizanin kam anuar kur atje luante Fadil Vokrri, por nuk kam qenë tifoz i madh dhe anëtar i ‘grobari’, sic kanë transmetuar mediat serbe. Patjetër t’ua zbuloj një sekret. Kur ishim fëmijë bënim tifozin për Crvena zvezdën, për shkak se kishin ngjyra të shqiptarëve. Atëherë nuk kemi guxuar të shkojmë me flamuj shqiptarë në stadiume”, zbulon Haradinaj.

Gazetarët sportiv të “Veçerni list” kanë mbetur të zhgënjyer kur kanë kuptuar se Haradinaj ka qenë tifozë me Partizanin, pasi kanë qenë të sigurt se ai ka qenë simpatizues me Hajdukun e Splitit ose Dinamon e Zagrebit.

Loading...