Ish-ministri i Kulturës dhe ish-zyrtari i LDK-së, Astrit Haraqija ka thënë se zgjedhjet e reja në Kosovë do të ishin të dëmshme për proceset që po kalon Kosova.

Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se dialogu nuk është duke shkuar në rrugë të mirë, dhe përplasjet mes Thaçit dhe Haradinajt janë teke personale.

“Edhe Thaçi edhe Haradinaj bashkë edhe me Vetëvendosjen, kanë qenë për bashkim e trojeve në vitet 96 e këndej. Vetëm LDK-ja ka qenë e hapur edhe ndaj Serbisë edhe ndaj Shqipërisë”.

Haraqija ka thënë se Kosova nuk e ka këtë luks me pas debate të brendshme, sepse jemi në procese të rëndësishme.

“Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje, sepse edhe zgjedhjet nuk janë zgjidhje, sepse këto rezultate do të jenë. Përsëri dikush më dikë do të bëjë koalicion, sepse këto parti nuk janë nga Marsi”.

Ish-zyrtari i LDK-së thotë se ai e kishte kërkuar koalicionin e madh në vitin 2014 mes LDK-së dhe PDK-së.
Thaçi është shumë më i afërt me Veselin e Limajn se me Haradinajn, sipas Astrit Haraqisë.
“Kam kontakte me të gjithë liderët e partisë. Nuk besoj se Kadri Veseli është kundër Hashim Thaçit. Shumë më të afërt janë Limaj, Veseli me Thaçin se Haradinaj me Thaçin”, tha Astrit Haraqija.

Loading...