Harbuzi ishte mik i ngushtë i Ibrahimovicit

Labinot Harbuzi, i cili vdiq nga infarkti ka qenë mik i ngushtë i yllit suedez dhe botëror, Zlatan Ibrahimovic, i cili gjithmonë kishte folur fjalë të mira për të. Futbollisti shqiptar ka qenë reprezentues i të rinjve të Suedisë dhe futbollist i Feenordit.

32-vjecari ka shokuar të gjithë botën e futbollit, pasi nuk kishte treguar shenja të ndonjë sëmundje, ndërsa babai i tij e kishte gjetur të vdekur në banesën e tij.

Harbuzi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje për Kombëtaren A të Suedisë, ndërsa karrierën e ka përfunduar në moshën 30 vjecare në Melaka United.

Loading...