Rajon-Botë
11/12/2015 18:03:12

Harrojeni el-Baghdadin, ky është lideri më i kërkuar i ISIS-it

medium_harrojeni-el-baghdadin-ky-euml-sht-euml-lideri-m-euml-i-k-euml-rkuar-i-isis-it_hd-11449849809

Ebu Bekr el-Baghdadi mund të jetë imazhi i grupit terrorist ISIS, por Ebu Muhamed el-Adnani, drejtori i operacioneve të jashtme të grupit terrorist, është njeriu më i mundshëm që mund të shkaktojë dëme në Perëndim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vënë në kërkim të Al-Adnanit të cilin e duan të vdekur pasi konsiderohet si autor i strategjisë së sulmeve që kanë lënë më shumë se 500 të vdekur në mbarë botën që nga 10 tetori i këtij viti.

Mesa duket, është ai që ka frymëzuar masakrën e javës së kaluar në San Bernardino.

“Ai është në krye të listës së qeverisë amerikane që ka shpallur në kërkim udhëheqësit e ISIS”,- konfirmoi një zyrtar i lartë i inteligjencës.

“Ne jemi në ndjekje të tij”,- konfirmoi zyrtari i lartë ushtarak amerikan.

Amerika beson se ai është në Irak.

“Adnani ka qenë zëri kryesor i kërcënimeve të ISIS mbi Perëndimin. Ai është gjithashtu i rrezikshëm, sepse karizma e tij përdoret si karrem për të tërhequr terroristë të rinj pranë grupit. Ai është aq i admiruar dhe i lavdëruar nga xhihadistët në mbarë botën që është një pikë kryesore e rekrutimit të xhihadistëve”.

To Top