Rajon-Botë

Harroni filmat e Rambos: Presidenti i Turkmenistanit gjuan me revole, pushkë automatike e thika (Video)

Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguli Berdimuhamedov, ka publikuar një video në të cilën demonstron aftësitë e tij ushtarake.

Gurbanguli në video shihet duke gjuajtur me revole e pushkë automatike, duke hedhur thika dhe duke bërë ushtrime në palestër, kurse që nga ardhja e tij në pushtet në vitin 2006, ka arritur të krijojë një imazh interesant, transmeton Telegrafi.

Berdimuhamedov kishte propozuar që qytetarëve të Turkmenistanit t’ua rikthejë me pagesë rrymën, ujin e gazin.

Në këtë ish-republikë sovjetike të pasur me gaz, që i ka 5.5 milionë banorë, qytetarët e këtij vendi gëzonin shumë benefite siç ishin rryma, uji e gazi pa pagesë. Megjithatë, viteve të fundit janë bërë disa kufizime.

Secili banorë deri më tani ka pasur të drejtë të shpenzojë pa para 35 kW rrymë dhe 50 metra kub gaz në muaj si dhe 250 litra ujë në ditë. Deri në vitin 2014, pronarët e veturave janë shpërblyer me nga 120 litra benzinë pa pagesë për një muaj.

Ky ligj është në fuqi që nga viti 1993 dhe ishte paraparë që të jetë në fuqi gjatë 10 viteve të ardhshme, por është vazhduar deri në vitin 2030.

Ky president beson se një sistem i tillë është i paqëndrueshëm, dhe se ndihma në të ardhmen do të duhej t’i jepej vetëm rasteve sociale.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top