Sulmuesi i Genc Kalemler, Sunaj Hasan ka shënuar hat-trick në fitoren e thellë prej 4-1 ndaj Pelisterit në Manastir, në javën e dytë të Ligës së dytë-Perëndim.

Shkupjani pas ndeshjes tha:

“Normal që jam shumë i lumtur që shënova tre gola në një ndeshje, por i lumtur edhe për fitoren e arritur kundër Pelisterit”.

Ai theksoi se e kanë pritur fitoren, por jo edhe tre golat.

“Si ekip fitoren e kemi pritur, por jo se do të shënojë tre gola. Shpresoj që kështu të vazhdoj edhe në ndeshjet e ardhshme”, shtoi Hasan.

Të shtunën e ardhshme Genc Kalemler do të luajë derbin e qytetit me Gostivarin në stadiumin e qytetit.

“Është derbi i qytetit, por ne presim fitore, patjetër. Të shënoj gol?, pop se jo”, përfundoi sulmuesi i rrezikshëm Hasan.

Genc Kalemler pas javës së dytë ka tubuar katër pikë.

Loading...