Hasani: Nëse Taravari ka argumente për keqpërdorime, le t’i dërgojë në prokurori  

Akuzave të Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari për abuzime nga ish drejtuesit e Komunës, u është përgjigjur ish shefi i kabinetit të Kryetarit njëherit nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Bashkim Hasani.

Në një komunikim me mediat, Hasani ka ftuar Taravarin të mos humb kohë me konferenca të tilla për shtyp, por nëse ka fakte për keqpërdorime, të njëjtat t’i dërgon tek organet kompetente, duke shtuar që ai nuk duhet të marrë rolin e prokurotit apo policit, por të ushtrojë detyrën e Kryetarit të Komunës.

“Për 4 vite me në krye me Nevzat Bejtën në komunën e Gostivarit u realizuan mbi 600 projekte në interes të qytetit dhe qytetareve të Gostivarit. Tash qytetarët nga Arben Taravari presin që të fillojë e të realizojë projekte të cilat i presin qytetaret, e jo te tregon përralla, ngaqë për këtë punë edhe e zgjodhën kryetar komune. Nuk e zgjodhën për të luajtur rolin e prokurorit e të policit, nëse ka keqpërdorime le të urdhërojë dhe le të denoncojë në institucionet përkatëse, e mos të humb kohën kotë së koti me pres konferenca për përralla. Taravari nuk duhet ta merr rolin e prokurorit dhe policit, por le të fillon le të kryen detyrën e Kryetarit të Komunës. E dijmë që nuk mund ta ushtron detyrën por së paku le të tenton”, u shpreh Hasani.

 

Loading...