Sport

Hasani para ndeshjes me Vardarin: Në derbi pa emocione

Hasani-1200x630

Me derbin e madh mes Shkëndijës dhe Vardarit, të shtunën (sot) nis kampionati i 26-të i Maqedonisë në futboll.
Skuadrat në fjalë edhe sivjet janë kandidatë për titullin e kampionit.
Interesante është se të dy ekipet gjatë javës së ardhshme i presin ndeshje të vështira në Europë, Shkëndija kundër Milanit të madh, kurse Vardari përball gjigandit turk Fenerbahce.
“Nuk guxojmë ta hyjmë me emocione të mëdha në këtë ndeshje, por as nuk guxojmë ti bëjmë gabimet e sezonit të kaluar. E respektojmë Vardarin, do të jetë ndeshje e mirë. Tre pikë ndaj Vardarit do të jenë sikur tre pikë ndaj një rivali tjetër, prandaj duhet të jemi të relaksuar. Të jem i sinqertë para kësaj ndeshje me Vardarin te ne po ndjehet euforia para dueleve me Milanin”, u shpreh kapiteni i tetovarëve Ferhan Hasani.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top