Ferhan Hasani është rikthyer në ekipin përfaqësues të Maqedonisë për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve kundër Lihtenshtajnit dhe Armenisë. Me 13 tetor Maqedonia e pret Lihtenshtajnin në Shkup, kurse tre ditë më vonë luan me Armenninë si mysafire.

“Po jam kthyer. Dhe sic, e dini gjithmonë jam këtu për që ta ndihmojë reprezentacionin. Maqedonia tani ka një ekip shumë të mirë, me shumë lojtarë të mirë. Më vjen mirë që është kështu, pasojnë dy ndeshje me Lihtenshtajnin dhe Armeninë ku shkojmë për dy fitore. E ndoqa ndeshjen në Shkup me Armeninë, dhe vërtetë kemi luajtur shkëlqyshëm. Shpresoj se kështu do të vazhdojmë edhe më tutje”, tha Hasani.

Në tabelën e grupit 4 në Ligën  “D”, Maqedonia është e para me gjashtë pikë maksimale dhe është në rrugë të mbarë për tu plasuar në Euro 2020.

Loading...