Hashim Thaçi: Shqiptarët e Maqedonisë të mbështesin masovisht referendumin

Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka ftuar shqiptarët e Maqedonisë që të dalin masovisht në referendumin e 30 shtatorit dhe të votojnë pro marrëveshjes që i hap rrugë vendit të anëtarësohet në NATO dhe BE, transmeton Gazeta Lajm.

Përcaktimi i shqiptarëve për t’u integruar në strukturat euro-atlantike, sipas Thaçit është arsyeja kryesore për të cilën po angazhohet të gjej një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke, që do t’i hapte edhe Kosovës rrugën për anëtarësim në OKB, NATO dhe BE.

Presidenti kosovar ka dhënë garanci se marrëveshja eventuale Prishtinë-Beograd në asnjë mënyrë nuk prek sovranitetin e Maqedonisë. Gjatë një interviste për emisionin Opinion në TV Klan, Thaçi, ka thënë se Kosova mbështet fuqishëm tërësinë territoriale të Maqedonisë, si një shtet multientik.

Duke folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshje me Serbinë, Thaçi ka thënë se nuk do të lejojë asnjëherë ndarjen e Kosovës dhe as krijimin e ndonjë asociacioni serb brenda territorit kosovar. Ai nuk ka dhënë detaje nga negociatat, ndërsa ka deklaruar se mbështet kërkesën e liderëve politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për tu bashkuar me Kosovën. Presidenti kosovar është zotuar se një gjë të tillë do ta kërkojë gjatë negociatave me palën serbe në Bruksel. /Gazeta Lajm

Loading...