Ejup Berisha

Serbia e dinte shumë mirë se një ditë Cjapi do të vinte vetë te kasapi dhe do ta luste që tia pret kokën.Prandaj u pajtua që Kosova të merr njëfar sovraniteti fiktiv nen mbikqyrjen nderkombëtare. Une këtë sovranitet të ofruar me planin e Ahtisarit e pata quajtur të cuditshem meqë kur je sovran ti duhesh të jeshë i pavarur dhe autoritet më i lartë në shtet për cdo gjë.Por ky sovranitet që unë e quaj të cuditshëm është i arsyeshëm meqë në qlirimin e Kosovës jo që nuk kontribuan kosovarët po ky kontribut ishte shumë pak në krahasim me atë të ndërkombëtarëve. Serbisë nuk i duhej e tërë Kosova më dhe diti që ta luaj shumë mirë lojen politike dhe diplomatike si brenda por edhe jashta Serbisë e Kosovës dhe u tërhoq taktikisht nga pjesa e teritorit të Kosovës që si duhej më në vitin 1999 dhe ngeli aty ku i duhej. Serbia e dinte që jo vetëm me insistimin e vetë por se do te vijë koha qe disa politikan kosovar nostalgjik për Serbinë se vetë do tia ofrojnë teritorin e Kosovës që e do ajo për ta marrë për vete. Thonë se i duruari përher fiton, por gjithashtu thuhet se nikoqiri i keq vetë e sjell ujkun në shtëpi. Pra Presidenti I Kosovës vetë po e dërgon Kosovën në gojë të ujkut. Kjo dëshmon se ne si komb nuk kemi krijuar vetëdije shtetformuese por vetëdije shtet-shkatërruese. Serbia e din shumë mirë këtë gjë prandaj me guximin e ujkut dhe me dinakërinë e dhelpërës duroi 19 vite që vetë politikanët kosovar ti shkojnë te dera e shtëpisë dhe ta lusin që të bëhet ndarja e Kosovës. O Hashim luftën populli e bëri për ta rimarrë teritorin e okupuar nga Serbia dhe kjo nuk nënkupton që duhet vetë tia ofrojmë si kurban apo dhe si peshqesh Serbisë.Unë Hashim po cuditem me mentitetin tuaj si popullatë sepse kurrë dhe asnjëher në botë skam dëgjuar se nikoqiri e ofron vetë me vullnet teritorin e shtetit për ta ndarë me dike tjetër perveq rastit tuaj. Më fal ndoshta kamë ngelur i prapambetur por unë po flas për rregulla e jo për përjashtime.Sepse ju në rastin konkret jeni përjashtim.E rregull strikt i pandryshuar është që teritori i shtetit të ruhet me xhelozi dhe vendosmëri nga të gjithë armiqët. Teritori i nje shteti ruhet me të gjitha mjetet e mundeshme dhe mund te humbet vetemse nese armiku është më i fortë dhe ta merr me forcë atë. Hashim toka e Kosovës e lare me gjak nuk jepet peshqesh posaqerisht jo kasapit Serbisë e cila saher që ka dashur e ka la me gjak shqiptari atë tokë.Hashim me thuaj a thua vallë toka e Kosovës është pronë e familjes tënde e ne se dime na e trego tapinë bre burre të paktën të mos kemi nevojë të reagojmë. Kur jemi te reagimet Lëvizja Vetvendosje është disi shume e heshtur asaj nuk po i dëgjohet zëri kohëve të fundit Burrshtetasit e vërtetë mundohen që ta rrisin teritorin e shtetit të tyre e jo ta zvogelojne ate o Hashim Thaqi.Prandaj ruaje teritorin e Kosovës Z.President se e ke amanet mga kombi yt. Dhe mos harro se patriotët e vertetë Hashim nuk e falin asnjë milimetër tokë të shtetit të tyre e tradhëtarët armikut ia falin tërë vendin dhe shtetin.

Loading...