Shkëndija ka shënuar fitoren e parë në kampionat, pas dy barazimeve, pasi në terren të vet në Tetovë me rezultat 4-1 mposhti Bellasicën nga Strumica.

Trajneri Osmani kishte pushuar lojtarët si Ibraimi, Alimi, Musliu, për shkak se të enjten i pret ndeshja e kthimit me Rosenborgun norvegjez, në kuadrin e sfidës së kthimit të play-off për Ligën e Europës.

Tetovarët u tronditën në fillim të takimit. Një pakujdesi e portierit Rexhepi, i cili ia pasoi topin Vuslaninit, kurse ky i fundit nga largësia shënoi gol për 0-1.

Mirëpo, tetovarët shpejtë u këndellën dhe me dy gola të Eminit (35’) dhe Juniorit (39’) përmbysën rezultatin në 2-1.

Në pjesën e dytë Emini realizoi edhe dy gola, në minutën e 76-t për rezultati 3-1, kurse katër minuta më vonë kompletoi hat-trick-un për rezultatin përfundimtar 4-1.

 

Loading...