Haxhiu: E rëndësishme që projektet për të cilat u dënuam të mos ringjallen më

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, që sot ishte në mesin e deputetëve që u dënuan për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, tha se është e rëndësishme që projektet (demarkacioni dhe asociacioni) për të cilat ata u dënuan të mos ringjallen më, njofton Klan Kosova.

“Përfundimisht edhe sot u dëshmua që nuk dënohen kriminelët e korruptuar në Kosovë, ata që po qëndrojnë pra në krye të institucioneve, dhe që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve të varfër”, tha Haxhiu në konferencë për media.

“Por sot fatkeqësisht ky sistemi  ynë i kapur i drejtësisë po i dënon aktivistët, deputetët që po e mbrojnë Republikën, territorin”.

Loading...