Në shënimin e 20-vjetorit të rënies së Tonit dhe Micit, Nait Haxhiveseli, familjar i Xhelal Hajdës – Tonit ka thënë se këtë vit është përmirësuar situata sa i përket përkujtimit të heronjve Toni e Mici.

Haxhiveseli, në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini, ka thënë se përvjetori i vitit të kaluar nuk ka qenë si duhet, mirëpo këtë vit me lansimin e pullave postare e deri te akademia përkujtimore në Prishtinë, mund të themi se janë kënaqur familjarët me respektin që u kanë bërë Tonit dhe Micit.

Haxhiveseli ka thënë se Xhelal Hajda ka bërë shumë për Kroacinë dhe ishte një luftëtar i dëshmuar, dhe ai me të pranuar një ftesë për t’iu bashkuar luftës në Kosovë ka ardhur këtu.

“Ai nuk ishte njeri i fjalëve apo organizimeve, por më të pranuar një ftesë nga dikush siç ishte Fehmi Lladrovci u kthye në Kosovë”,tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se për dallim nga shqiptarët e tjerë, Toni në luftën e Kroacisë ishte i kyçur në një formacion që nuk i respektonte shumë rregullat e luftës, por në vitin 1992 ai është kthyer në linjat e rregullta të ushtrisë kroate.

Nait Haxhiveseli thotë se presidentja kroate Melinda Kitaroviq ka përmirësuar një lëshim, pasi Xhelal Hajda nuk ishte një ushtar i thjesht.

“Presidentja e Kroacisë Melinda Kitaroviq e ka dekoruar Tonin me një medalje, duke e konsideruar se ai nuk ishte një ushtarë i thjeshtë në Kroaci, por ka pasur aksione të veçanta. Ndërsa medalja e parë që i është dhënë nga ish-presidenti Tuxhman nuk i njihte këto merita”, deklaroi ai.

Loading...