Fluturimet e helikopterëve kohëve të fundit mbi qytetin e Kumanovës, sikur janë shndërruar në dicka të zakonshme. Duke filluar nga ora 18:00, një helikopterë po fluturon mbi Kumanovë, duke lëvizuar nga qyteti i Kumanovës në drejtim të pikës kufitare Maqedoni-Serbi, “Tabanoc’, njofton gazeta “Lajm”. Lëvizjet e tilla kanë qenë të disahershme gjatë këtij intervali kohor. Derisa po njoftojmë, helikpteri vazhdon të lëvizë në këtë relacion. Organet kompetente dhe mediat lokale, akoma nuk kanë dhënë ndonjë informacion për arsyet e fluturimit të helikopterit. Ndërkohë, qytetarët kanë filluar t’i shpalosin shqetësimet e tyre, pa ditur se për cfarë arsye dhe kaq shpesh fluturojnë helikopterët, pa patur një shpjegim apo informacion të saktë, për arsyet e fluturimit./Lajm

Loading...