Hera e parë pas lindjes që Tuna zhvishet kaq shumë! Ja sa në formë duket (FOTO)

Tuna këngëtarja që tash e sa kohë është pjesë e rubrikës rozë, jo për ndonjë sukses në muzikë, por më shumë për jetën e saj private, shkruan “Kosovarja”.

Dikush e lavdëron, dikush mundohet ta shaj e gjëra të tjera, por Tunën sigurisht këto llafe nuk e ndalin që të jetoj jetën e saj ashtu siç ajo dëshiron.

Tuna vitin që lamë pas u bë nënë për herë të parë, duke sjell në këtë jetë frytin e dashurisë së saj me Patris Berishën. Djalin e tyre çifti e kanë emëruar Tian, dhe ai po rritet mjaftë bukur pranë të dy prindërve të tij.

E, e ëma e Tianit, Tuna pas lindjes mbeti me ca kile më shumë. Por, duket se dita-ditës asaj kilet që i mbetën nga shtatzënia iu kanë larguar. Tashmë lirisht mund të themi se edhe Tuna ka bërë një trup për lakmi.

Ne ua sjellim disa foto që po qarkullojnë nëpër internet e që vërtet Tuna duket me forma trupore aq në nivel, sikur të mos kishte lindur fare./Kosovarja/

Loading...