Margarida Sousa është padyshim heroina e mbrëmjes së 13 nëntorit pasi u shpëtoi jetën dhjetëra personave.

E moshuara që jeton përballë sallës së koncerteve “Bataclan” ka pritur në shtëpinë e saj gjatë sulmeve terroriste dhjetëra persona të plagosur që vraponin të tmerruar.

“Ishin të paktën 40 veta që vraponin drejt ndërtesës për të shpëtuar. 6 ishin në gjendje të rëndë dhe një vajzë kishte dy plumba në shpinën e saj. Shumica kishin plagë të lehta, ndërsa 6 persona ishin të plagosur rëndë. Ishte e tmerrshme”, rrëfen e moshuara që jeton prej 24 vjetësh në Paris.

“Sapo të plagosurit erdhën në shtëpi njoftova policinë dhe mjekët. Policia mbrojti ndërtesën dhe bëri gjithçka mundte për të mbrojtur njerëzit në të. Të plagosurit u transportuan në spital. Nuk e mësova dot emrin por ishte një vajzë e plagosur rëndë që u transportua në spital. Nuk e di nëse mbijetoi apo jo”, rrëfen Sousa. /ZËRI/

Loading...