Hetimet për malverzime në Drejtorinë e të Hyrave Publike në Maqedoni

“Kemi dëshmi, jemi lidhur me institucionet, janë ngritur disa procedura për punë të paligjshme nga
ana e të punësuarve tanë, ish drejtues si dhe tatim pagues të cilët kanë qenë me benefite për
mënyra të ndryshme, së shpejti do të dalim me informacione më detaje”, kështu ka deklaruar
drejtoresha gjenerale e DAP Sanja Lukarevska, duke u përgjigjur mbi atë se pse deri më tani nuk ka
pasur procedurë ndaj ndonjë drejtuesi brenda DAP edhe pse në bomba janë dëgjuar se si ky
institucion tatimor është përdorur për revanshizëm politik, transmeton Zhurnal.mk
“Lidhi në disa segmente të ndryshme nuk është respektuar, nga dita në ditë zbulojmë shumë fakte si
dhe atë se si firma të ndryshme nuk kanë paguar TVSH në afatin e caktuar e për këtë ne tash duhet
të kthejmë kamata të cilat e dëmtojnë shumë buxhetin për shkak të punës së paligjshme që kanë
bërë zyrtatë tanë, do dalim edhe me të dhëna të tjera në periudhën në vazhdim”, ka thënë kështu
ajo.
Lukarevska thotë se kontrollet nga DAP kanë treguar shumë të dhëna rreth fshehjes së tatimit,
gjendje kjo e cila duhet të kalohet derisa të kemi buxhet të mbushur.

Loading...