Në qytetin Anapa të Rusisë ka nisur kampionati europian në boks pr junior. Gjatë ditës së sotme (e martë, 9 tetor) është tërhequr shorti, ku boksieri i reprezentacionit të Maqedonisë, Ardijan Azemi, ka pasur fat, pasi në xhiron e parë është i lirë. Boksieri ynë, i KB Shkupi, në xhiron e dytë do të përballet me fituesin e ndeshjes mes boksierit rus dhe anglez.

Ngjyrat e Maqedonisë në këtë europian po i mbrojnë edhe Eles Asanov (-52kg) dhe Alpaj Demirov (-62kg). Bashkë me boksierët në Rusi janë edhe seleksionuesi Curlinovski dhe nënkryetari i FBM-së, Faton Salihu.

Kampionati europian për junior në boks do të zhvillohet deri më 17 tetor 2018.

Legjenda:Ekipi i boksierëve të Maqedonisë që po merr pjesë në Rusi, Azemi (i dyti djathtas)

 

 

Loading...