Para referendumit të 30 shtatorit, nga Rusia thonë se në referendumi populli do të vendosë për ardhmërinë e Maqedonisë, por ekspertët thotnë se për Rusinë është me rëndësi ardhmëria e Maqedonisë vetëm nga aspekti i zgjerimit të NATO-s drejt kufijve rus, shkruan Rel, transmeton Zhurnal.

Ashtu siç do të zvoglohet koha deri në referendumin për emrin, ashtu edhe do të përforcohen aktivitetet e Moskës që i njejti mos të kalon, dhe me këtë të pengojnë hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe zgjerimin e Aleancës drejt kufijve të Rusisë, paralajmërojnë ekspertë vendor dhe të huaj dhe disa mediume europiane.

Ish zëvendësja e ndihmës sekretarit për mbrojtje të SHBA-së, Evelin Farkash në Shkup deklaroi se nëse dështon referendumi, kjo do të ishte fitore për ekstremistët nacionalist dhe për Rusinë.

“Maqedonia tha “jo” manipulimeve të cilat vijnë nga Rusia”, tha Farkash në panelin” rruga deri në Bruksel përmes Ohrit”, me rastin e shënimit të 17 vjetorit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit.

Me atë që është kundër Marrëveshjes së Prespës, Rusia shpreson se do ta pengon Maqedoninë të bëhet anëtare e Aleancës, vlerson ish Ambsadori amerikan në Shkup, Kristofer Hill.

“Rusia hapur tregoi dëshirën e saj për ta dobësuar NATO-n. Me atë që është kundër Marrëveshjes së Prespës, ajo shpreson se do ta pengon Maqedoninë të bëhet anëtare e NATO-s. Por, edhe nën presion, Rusia nuk do të pranon se kundërshton marrdhëniet e mira mes Maqedonisë e Greqisë, dhe nuk do të kërkon falje që ka ndërmarrë masa që të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë dhe Greqisë”, thotë Hill në analizën e tij më të re për ndikimin rus në Maqedoni.

Loading...