Hiqen tabelat me emrin “Aleksandri i Madh”

NP “Rrugët e Maqedonisë” po tërheqin tabelat me emrat e deritanishëm të autostradës “Aleksandri i Madh” në Korridorin 10 që në pajtim me vendimin e Qeverisë duhet të zëvendësohen me emra të ri.

Nga Ndërmarrja publike për Rrugë shtetërore, njoftojnë se kanë porositur 19 tabela komunikacioni me emrin e ri. Furnizimi i tabelave të reja do të kushtojë 4.940.000 denarë.

Me vendimin e qeverisë, emër të ri mori edhe aeroporti i Shkupit, por ende nuk ka informacione konkrete për procedurën e zëvendësimit të emërtimit “Aleksandri i Madh” në “aeroporti ndërkombëtar –Shkup”

Loading...