Vetëm pak ditë më parë një efektive policie vetëm 23 vjeç kreu vetvrasje në banesën e saj në Sukth. Grupet e para hetimore mbërritën në vendngjarje duke konfirmuar se bëhej fjalë për një vetvrasje dhe jo vrasje, një krim ky i bërë me armën e shërbimit të vet viktimës Paranxhela Shahini.

“Po hetojmë me intensitet të lartë këtë ngjarje të rëndë. Pistat e verifikuara deri më tani rezultojnë se efektivja ishte një person shumë korrekt në punën e saj dhe vlerësohej maksimalisht nga kolegët dhe të njohurit e saj. Nuk rezulton që ajo të ketë pasur probleme për shkak të detyrës.

Edhe në familje gjithashtu na rezulton se jetonin në harmoni, në gjendje ekonomike të qëndrueshme. Pra, vajza s’ka pasur motiv të kësaj natyre për ta shtyrë drejt vetëvrasjes. Pas verifikimeve të këtyre të dhënave, dyshimet tona përqendrohen drejt një pike: te pista e një lidhjeje intime. Pak kohë më parë, 23-vjeçarja i ka dhënë fund lidhjes me kolegun e saj nga kryeqyteti, i cili do të merret në pyetje”, kanë sqaruar burimet nga grupi hetimor, për “Panorama”.

Loading...