Historia e vajzave nga Kosova që kaluan fundjavën në Shqipëri: Terrori mbizotëron në çdo rrugë

Pasiguria në rrugë, neglizhenca e autoriteteve të policisë dhe grabitësit e armatosur janë tmerri i përjetuar nga disa vajza nga Kosova të cilat kishin zgjedhur të kalonin fundjavën në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur më 15 nëntor ndërsa vajzat kanë zgjedhur ta bëjnë publike orët e tmershme që kanë kalur në Shqipëri.

Rrugës së kthimit nga Shqipëria për në Kosovë përgjatë fshatit Fishtë, në qytetitn e Lezhës vajzat janë sulmuar nga një motorçiklist i armatosur i cili i ndjek gjatë gjithë rrugës. Ato bëjnë telefonata të shumta për të denoncuar rastin, ndërsa gjithë kohës patën neglizhencën e autoriteteve policore.

“Nuk them se Kosova është në gjendje shumë të mirë. Aspak! Edhe ne kemi hallet dhe problemet tona, mirëpo probleme të tilla kemi më pak, për të mos thënë aspak në krahasim me ato që ndodhin në rrugët e Shqipërisë”, tregon për Kosova Press një prej vajzave.

Vajzat bëjnë telefonata të shumta, por kudo hasën në neglizhencë. Për këtë rast paralajmërohen edhe vajzat në veturën tjetër, që të mos ndalen askund rrugës. Por, vetura e dytë ndalohet nga policët dhe dërgohet në Stacionin policor të Lezhës.

Vetura e parë refuzon këtë kërkesë. Duke u bazuar në shumë lajme ditore në Shqipëri se kriminelët shpesh kanë lidhje me organet e rendit, vajzat në këtë veturë shpresonin se me të arritur në Kosovë do të mund të ndihmonin më shumë.

Gjithcka përfundon në orën 4:30 të mëngjesit kur veturat dhe shoqet u bënë bashkë në kufirin Kosovë-Shqipëri. Një prej vajzave tregon se me çfarë arrogance i ka folur njëri prej policave në pikën kufitare të Kukësit “Njeriu ka hallet e veta, ka punuar gjatë tërë ditës, ka pirë nja dy gota alkool dhe në fund të fundit fiton alkooli! Këto gjëra ndodhin në çdo vend. Nuk keni pse e bëni kaq të madhe këtë punë. Pse vajtoni”

Vajzat në rrëfimin e tyre nënvizojnë se ky nuk është rasti i parë por shpresojnë të jetë i fundit pasi sipas saj shumë të ardhura në Shqipëri xhirrohen nga Kosovarë. Ajo tha se ky nuk është shpërblimi i duhur, pasi vjedhjet dhe terrori po mbizotëron në çdo rrugë të Shqipërisë.

Të pyetura nëse do të kthehen përsëri në Shqipëri ajo përgjigjen në mënyrë radikale, jo. Ndërsa historinë e tyre e mbyll një prej vajzave e cila ka dhënë një mesazh për të gjithë ne: “Me keqardhje më duhet të them se rreziku që i kanoset Shqipërisë jeni vet ju, qytetarët e Shqipërisë”.

Loading...