Historiani bullgar: Maqedonia ka shansin ti thotë lamtumirë rrëfimeve të falsifikuara ruso –serbe

Historiani bullgar Stefan Ivanov vlerëson se referendumi për emrin do të jetë test për Maqedoninë se a do të fitojë përballë hijeve të së kaluarës. Sipas tij, Bullgaria ka interes që referendumi më 30 shtator të jetë i suksesshëm pro marrëveshjes mes Zaevit dhe Cipras, transmeton INA.

“Do të jetë një test për Maqedoninë se në cilin drejtim dëshiron që të vazhdojë, a do të jetë nën hijen e së kaluarës apo do të afrohet drejt BE-së dhe do të tejkalojë gënjeshtrat që shënohen në librat maqedonase”, deklaroi Ivanov për televizionin bullgar OnAir.

Sipas tij, është çështje e rëndësishme se a do të rikthehet ky vend tek rrëfimi falso ruso- serb se Maqedonia është diçka ndryshe.

“Interesat në këtë rajon kalojnë nëpër Serbi, pasi që ky vend është autor i ‘idesë maqedonase’”, theksoi Ivanov.

Ai theksoi se për momentin zgjedhja është mes të kaluarës dhe të së ardhmes. (INA)

Loading...