Holanda parandalon një sulm ndaj konsullates turke, arreston katër të dyshuar për planifikim të sulmit

Prokurorët holandezë kanë arrestuar katër burra të dyshuar për planifikim të një sulmi ndaj konsullatës turke në Roterdam. Përmes një deklarate, zyra e prokurorisë kombëtare ka identifikuar katër të arrestuarit si marokieno-holandezë dhe ka njoftuar se dëshmitë për komplotin e tyre janë zbuluar nga përgjimi i një tjetër të arrestuari në 2017-ën.

Tre prej të arrestuarve do të sillen para gjykatës këtë javë, ndërsa i katërti është arrestuar në Belgjikë dhe do të ekstradohet, deklaruan prokurorët.

Loading...