Franca do të shtojë sulmet në Siri, nga ku u planifikuan sulmet terroriste në Paris, ka njoftuar Presidenti i Francës, Francois Hollande, të hënën.

Në një adresim të jashtëzakonshëm nw Parlament, Hollande ka ftuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratojë sa më shpejtë një rezolutë kundër terrorizmit. Ndërsa është zotuar se vendi i tij do ta shkatërrojë ISIS’in.

“Franca do të intensifikojë operimet në Siri”, ka thënë Hollande, duke e përshkruar shtetin islamik si “faktorin më të madh të terrorizmit që njerëzimi ka njohur deri tani”.

Hollande po ashtu ka thënë se do të krijohen rreth 5 mijë vende të reja pune në Polici brenda dy vjetëve. Presidenti francez po ashtu ka thënë se do të rriten shpenzimet në masat e sigurisë. Deputetët në fund të fjalimit të Hollande, e kanë kënduar himnin shtetëror “Marsejezën”, ndërsa në fund kanë thirrur “Rroftë Franca”.

Loading...