LifeStyle

Horoskopi, 11 prill 2017

ho

Dashi – Jeta juaj ne çift do jete tejet e privilegjuar gjate kësaj dite. Do keni besim te plote tek partneri dhe me te do ndiheni te sigurte për te bere edhe ndonjë çmenduri. Beqaret do përzgjedhin tej mase dhe nuk do arrijnë dot as sot ta gjejnë personin qe kane ëndërruar. Financat nuk do i menaxhoni dot ashtu si do donit kështu qe gjendja ka për te qene ende delikate.

Demi – Venusi premton gëzim pafund dhe emocione te veçanta gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni për asnjë moment te mërzitur. Beqaret nuk do kenë mundësi për lidhje serioze, por nuk do ju mungojnë rastet për aventura kalimtare te jashtëzakonshme. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë merrni garanci ose bëni parashikime para se te bëni investime te mëdha.

Binjakët – Kjo e sotmja do jete një dite pozitive për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do i pushtoje edhe pasioni i zjarrte. Beqaret do kenë takimin me te veçanta te jetës se tyre. Me personat e rinj shume shpejt do fillojnë edhe lidhje serioze, romantike dhe afatgjata. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse vetëm kështu do shmangni problemet.

Gaforrja – Duhet te jeni me te duruar sot ju te dashuruarit ne mënyrë qe t’i kaloni shpejt disa mosmarrëveshje te vogla qe do ju dalin. Po u nxituat mund te thoni gjera te pamenduara dhe te gabuara. Beqaret do vazhdojnë ende te jene ne kërkim te dashurisë se madhe, por pa ndonjë rezultat. Sektori i financave ka për te qene euforik. Do kryeni çdo lloj shpenzimi qe keni dashur.

Luani – Jeta juaj ne çift ka për te pasur goxha tronditje gjate kësaj dite. Nuk do doni te toleroni aspak dhe gjate gjithë kohës do mundoheni te dale e juaja. Beqaret do interesohen mjaft për një person, por kur ta kenë me pranë do zhgënjehen. Ende nuk do ketë ndryshime ne status. Sektori i financave ka për te qene shume here me i mire dhe me i qëndrueshëm.

Virgjëresha – Nëse kohet e fundit keni kaluar dite te vështira dhe te turbullta ju te dashuruarit, sot gjerat do fillojnë te normalizohen. Dielli do ua ngrohe lidhjen dhe do ndiheni me te qete. Beqaret duhet te maten disa here para se te hedhin hapa sepse ne te kundërt mund te gabojnë. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri kështu qe mund te bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Peshorja – Edhe pse gjerat do jene me te vështira sot për ju te dashuruarit, serish do ja dilni mbanë te ruani një klime te ngrohte. Durimi, qetësia dhe mirëkuptimi janë çelesta për ta arritur këtë. Beqaret do bëjnë mire te qëndrojnë gjithë kohës me këmbë ne toke sepse ne te kundërt do gabojnë dhe do lëndohen. Financat do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe mos u shqetësoni.

Akrepi – Çiftet do kenë disa mosmarrëveshje te vogla ne orët e para te mëngjesit, por pas mesditës situata do filloje te normalizohet. Ju te dashuruarit do keni një takim te jashtëzakonshëm i cili do ua ndryshoje drejtimin dhe do ju beje te ndiheni shume me mire. Financat do dini si t’i organizoni dhe do e mbani gjithë kohës nen kontroll situatën. Asgjë e keqe nuk do ju ndodhe.

Shigjetari – Jeta juaj ne çift do rrjedhe me se miri gjate kësaj dite. Mes jush dhe atij qe keni ne krah nuk do ketë aspak probleme, përkundrazi duke shprehur me tepër ndjenjat ambienti do jete plot ngjyra. Beqaret nuk do kenë për çfarë te qahen për asnjë moment sepse miqtë e ngushte nuk do i lënë te mërziten aspak. Buxheti ka rrezik te destabilizohet tej mase për shkak te disa shpenzimeve te pamenduara qe keni kryer.

Bricjapi – Kjo e sotmja nuk do jete dita ideale për te marre vendime shume te rëndësishme reshtu qe me mire mos tentoni. Mundohuni vetëm te ruani një klime sa me te ngrohte. Beqaret do e dashurojnë edhe me shume jetën pasi te realizojnë një takim mbresëlënës gjate pushimit te drekës. Ne planin financiar, sido qe te jete situata juaj, mire është te shmangni investimet e konsiderueshme.

Ujori – Ka rrezik qe sot te ketë trazira dhe debate mes jush dhe atij qe keni ne krah. Mosmarrëveshjet kane për te qene goxha te forta. Për beqaret gjerat do fillojnë te marrin tjetër drejtim. Disa te afërm do i prezantojnë me persona mjaft tërheqës dhe serioze. Merkuri do jete planeti qe do ju ndihmoje t’i stabilizoni dhe madje edhe t’i përmirësoni te ardhurat. Do ndiheni mire ne këtë plan.

Peshqit – Ju te dashuruarit duhet te jeni me serioze dhe me te kuptueshëm gjate kësaj dite sepse sot do jete një dite disi e ndërlikuar. Po e kaluat me sukses ditën gjerat do fillojnë te përmirësohen me vone. Beqaret do jene tmerrësisht joshës dhe do bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Gjendja financiare do jete goxha e kënaqshme edhe pse do kryeni pak me tepër shpenzime nga zakonisht.

To Top