Dashi

Dite mjaft e favorshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh me se miri me partnerin dhe do i zgjidhni me ne fund edhe mosmarrëveshjet e hershme. Beqaret do jene specialiste te vërtetë ne kërkim te princit te kaltër dhe do e gjejnë shume shpejt atë. Ne planin financiar do jeni te logjikshëm dhe nuk do kryeni shpenzime te konsiderueshme.

Demi

Do jeni me te matur sot ju te dashuruarit dhe do mundoheni gjate gjithë kohet ta ruani klimën e ngrohte ne çift. Do përjetoni kënaqësi fantastike. Beqaret do bëjnë mire te mos ndërmarrin shume rreziqe sepse përndryshe situata do ju dale jashtë kontrollit. Beni edhe pak durim. Ne planin financiar mos kryeni shpenzime te ekzagjeruara ne mënyrë qe te mos mbeteni pa para.

Binjaket

Për pjesën me te madhe te çifteve kjo e sotmja do jete një dite e begate dhe e mbushur me emocione. Shfrytëzojeni sa te mundni! Beqaret me ne fund do fillojnë një lidhje emocionuese dhe qe do ua mbushe zemrën me gëzim. Ne planin financiar do kryeni transaksione sa te doni sepse gjendja do jete me te vërtetë e kënaqshme. Mund te shlyeni edhe borxhet qe ju keni marre miqve.

Gaforrja

Do bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël sot ju te dashuruarit ne mënyrë qe marrëdhënia me partnerin te jete me emocionuese. Do ndiheni vërtet për mrekulli. Beqaret do realizojnë takime te shumta dhe ne fund do mund te fillojnë edhe një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene ne një gjendje akoma me te mire se me pare. Do kryeni te gjithë investimet e menduara.

Luani

Dielli do e ngrohe tej mase sot jetën tuaj ne çift. Do jeni me te logjikshëm sot dhe do merreni vesh me qetësi me atë qe keni ne krah. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm sepse nëse hedhin hapa te gabuara do vuajnë ne te ardhmen. Ne planin financiar do i bëni me kujdes llogarite dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Ne fakt familjaret do iu japin një ndihme te madhe.

Virgjeresha

Do ketë ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do jeni te logjikshëm aspak dhe mund te debatoni ne çdo moment. Beqaret do ndihen mire edhe me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë me ngulm te bëjnë ndryshime. Me buxhetin tregohuni te kujdesshëm sepse ne te kundërt gjendja do vazhdoje te mbetet e trazuar. Po patet vullnet mund t’ia dilni.

Peshorja

Dite romantike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e atij qe dashuroni dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret nuk duhet te abuzojnë me aftësinë e tyre joshëse sepse do krijojnë një përshtypje te keqe. Financat nuk do jene aspak problematike dhe do arrini te kryeni te gjitha investimet e dëshiruara.

Akrepi

Do bëni pafund përpjekje sot vetëm qe gjendja te ketë përmirësime. Do ja dilni mbanë me sukses. Beqare do jene te vendosur ta bëjnë për vete dike dhe do ja dalin mbanë me sukses. Shume gjera kane për te ndryshuar menjëherë. Situata financiare do stabilizohet dalëngadalë. Mos kërkoni ndryshime te menjëhershme sepse mund te keni probleme serioze.

Shigjetari

Dite shume e turbullt do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë qe keni ne krah dhe problemet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment pasi ne te kundërt do humbasin mundësi te shkëlqyera. Ne planin financiar do arrini suksesin qe aq shume keni kërkuar. Do i shlyeni edhe borxhet.

Bricjapi

Marrëdhënia ne çift do lere shume për te dëshiruar sot. Do jeni te dy palët kokëfortë dhe nuk do hapni rruge për asgjë. Beqaret do jene ne humor me te mire dhe do ndihen gati te hedhin hapa sapo t’iu jepet mundësia. Pasditja do jete koha me e përshtatshme. Me shpenzimet tregohuni te kujdesshëm sepse po bëtë gabime situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit.

Ujori

Dite jo e mire kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ju kujtohen disa eksperienca jo te mira qe keni kaluar dhe do mërziteni tej mase. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit binjak. Mundësitë do jene gjithnjë e me te mira kështu qe përgatituni për emocione ne mbrëmje. Buxhetin me vështirësi dhe me sakrifica mund ta mbani te stabilizuar.

Peshqit

Jeta juaj ne çift nuk do ketë asnjë ndryshim sot. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa menduar shume për te ardhmen e largët. Beqaret do jene me fatlumet. Qe ne orët e para te mëngjesit ata do njihen me disa persona fantastike dhe do e kalojnë çdo moment te lire me ta. Ndikimi i yjeve do jete pozitiv tek sektori i financave. Gjendja do vije dalëngadalë duke u stabilizuar.

Loading...