Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 13 Dhjetor 2017

Dashi
Jupiteri dhe Plutoni do ndikojnë negativisht sot në jetën tuaj në çift. Ka rrezik të keni debate dhe mosmarrëveshje. Tregohuni sa më të matur me çdo gjë që do thoni. Beqarët do jenë të vendosur të përfitojnë sa më shumë nga liria e tyre. Tregohuni sa më vigjilentë në planin financiar.

Demi
Venusi do iu sjellë qëndrueshmërinë në çift sot. Si ju edhe partneri/ja juaj do tregoheni më serioze në lidhjen që keni krijuar dhe do thurni plane për të ardhmen së bashku. Beqarët nuk do kenë aventura kalimtare, por më në fund do gjejnë një person me të cilin ia vlen të krijosh një lidhje. Financat nuk do kenë asnjë ndryshim.

Binjakët
Ata që janë në çift do përjetojnë momente shumë të lumtura. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit sepse do ndiheni mjaft mirë. Nëse jeni ende në kërkim të partnerit/es ideal/e, bëhuni gati. Jupiteri do i shtojë mundësitë që të krijoni një lidhje. Financat do jenë të paqëndrueshme.

Gaforrja
Në jetën në çift do keni shumë probleme dhe me zor do kuptoheni. Kujdes me çdo gjë që do thoni dhe mos e humbni për asnjë moment komunikimin. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të filluar një lidhje. Jeta profesionale do iu marrë gjithë kohën qe kane. Bëjini ballë tundimit për të shpenzuar pa pushim.

Luani
Ju dhe partneri/ja juaj do jeni të pandashëm sot ashtu si vëllezërit siamezë. Çdo gjë që do bëni do e bëni bashkë madje do bëni plane edhe për të ardhmen. Beqarët do kenë takime mjaft interesante. Përsa iu përket financave, mos u tregoni aspak të pamatur sepse kjo do iu kushtojë shtrenjtë.

Virgjëresha
Me Uranin dhe Neptunin në krah do kaloni momente të paharruara me partnerin/en tuaj sot. Ambienti do jetë sensual dhe mjaft romantik. Ata që janë të martuar do ripërjetojnë një muaj mjalti. Beqarëve nuk do iu mungojë aspak imagjinata duke qenë se do keni takime me shumicë. Falë vendosmërisë dhe këmbënguljes do i ekuilibroni financat.

Peshorja
Të gjithë planetët do jenë të favorshëm gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift, por Plutoni do jetë ai që do sjellë më shumë të mira. Nëse jetoni bashkë dita do jetë më sensuale dhe e lumtur. Beqarët do ndihen të pashpresë, pa e ditur se një surprizë e madhe i pret në mbrëmje. Në sektorin e financave gjërat do shkojnë mirë.

Akrepi
Jeta në çift nuk do jetë e keqe gjatë kësaj dite por gjithsesi probleme të vogla do të ketë. Mos u mbyllni në vetvete, por shprehuni sa më shumë që të mundeni. Beqarët është më mirë të mos fillojnë një lidhje gjatë kësaj dite sepse më vonë do zhgënjehen tej mase. Në sektorin financiar do keni më shumë fat sesa zakonisht.

Shigjetari
Dielli do e mbrojë së tepërmi jetën tuaj në çift sot. Ai iu premton momente të mrekullueshme të mbushura me bashkëpunim. Shfrytëzojeni sa më shumë të mundni këtë ditë. Edhe beqarët do mund të realizojnë disa nga ëndrrat e tyre. Më në fund mund të takoni edhe personin e duhur. Mërkuri, do iu ndihmojë me financat.

Bricjapi
Ju që jeni në çift as që duhet t’i mendoni aventurat jashtë lidhjes suaj. Kushtojini më shumë vëmendje atij që keni në krah dhe do ndiheni edhe vetë mjaft mirë. Zemra e beqarëve do jetë ndërmjet dy personave interesantë. Njihuni mirë me të dy dhe më pas vendosni. Në planin financiar do iu jepen mundësi shumë të mira.

Ujori
Rrethanat do bëjnë të mundur që lidhja juaj të përmirësohet sot. Megjithatë do ketë edhe shumë për të bërë ende. Tregohuni më tolerantë dhe mos kërkoni nga partneri/ja sakrifica. Beqarët do joshin pa pushim por as sot nuk do e gjejnë dot personin e ëndrrave. Bëni durim! Planetët do iu ndihmojnë në planin financiar.

Peshqit
Marrëdhënia juaj me partnerin/en do të thellohet edhe më shumë sot. Të nxitur nga Venusi ju do tregoheni më të kuptueshëm dhe më tolerantë. Beqarët falë planetëve do jenë edhe më magnetikë. Në çdo vend që do kaloni të gjithë do i kthejnë sytë nga ju. Tek financat Saturni do ndikojë negativisht.

Loading...