Hotelierët kërkojnë që të definohet se kush do të paguajë tarifën tek Shoqata e të Drejtave të Autorit SHDAM në raste kur organizohen dasma dhe festime të tjera, nga një pala e tretë, transmeton Alsat M. Kërkohet që kostoja e SHDAM-së të mos jetë në kurrizin e tyre, por në kurriz të këngëtarëve të ngjarjes, ndërsa në raste të organizimit të ngjarjeve humanitare, këto detyrime të mos paguhen. Në drejtim të ndryshimeve të fundit në Ligjin për të drejtat autoriale të përgatitur nga Ministria e Kulturës, Shoqata për hotelieri dhe turizëm paraqiti një sërë kërkesash.

“Sektori për hotelieri dhe turizëm është i ngarkuar shumë me shpenzime të mëdha ndaj SHDAM-së sepse detyrimet që i paguajnë hotelet dhe restorantet janë shumë të mëdha, përqindjet janë joreale, gjithçka është nga pikëpamja e asaj; a janë ato hotele apo restorante”- deklaroi Daniela Mihajlovska, Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Nga Shoqata kanë vërejtje edhe në Rregulloren ekzistuese mbi të drejtat e autorit. Në një pjesë të saj, për shembull, kërkohet 4% e të ardhurave që i marrin lokalet nga dasmat dhe pagëzimet, respektivisht 9.6% të të ardhurave nga organizimet e festave të maturës apo diplomimit. Për ta, ky detyrim është joreal dhe do të paraqesë barrë të madhe financiare në punën e tyre.

Loading...